Kaloni te përmbajtja kryesore

Beqa: Koalicioni i PDK-së është me popullin

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, tha se janë të bindur në fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në një intervistë për RTV21, Beqa tha se në fillim të vitit të ardhshëm Qeveria do të formohet nga PDK me kryeministër, Bedri Hamzën.

“Synojmë fitorën dhe jam i bindur se Kosova në fillim të vitit do ta ketë kryeministrin e ri, Bedri Hamzën, i cili do t’i bëjë të gjithë qytetarët të krenohen me të. Në janar do të kemi institucione kredibile në shërbim të qytetarëve. Do të kemi parneritet me qytetarët. Koalicioni ynë është me popullin. Ne nuk jemi parti përjashtuese”, tha Beqa./RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button