Beqaj: Dua Lipa ta lusë Rihanna-n, bile së paku të na njoh Barbadosi

Belul Beqaj, profesor i shkencave politike, ishte i ftuar në Argument Plus të RTV21, ku foli për situatën politike në vend dhe diplomacinë kosovare.
Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtime ka probleme serioze nga e kaluara, dhe nuk është ditur të vihet një rend aty.
“Mos të harrojmë politika e jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë xhungëll dhe është ende xhungëll, pra ka probleme serioze nga e kaluara dhe nuk është ditur të vihet një rend aty”, tha ai.
Profesori po ashtu tha se “është mirë ta thërrasim Dua Lipën që ajo ta kontaktoj dhe ta lusë Rihanna-n që ajo që së paku të na njoh Barbadosi. Shakanë anash, mendoj se Dua Lipa mundet me kry vertet shumë punë, se sa diplomatët tanë. Mungesa e nevojës nuk e justifikon faktin se kanë bërë gabime”./21Media

Back to top button