Beqaj merr pjesë në “Digital Assembly 2018”

Në këtë forum do të shpalosen të arriturat dhe planet e Kosovës

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë “Digital Assembly 2018”, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.

Kështu ka bërë të ditur kjo ministri, duke treguar se në këtë forum do të shpalosen të arriturat dhe planet e Kosovës për zbatimin e Agjendës Digjitale.

“Digital Assembly” është një forum i madh vjetor që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara dhe politikë-bërës të nivelit të lartë, për të debatuar politikën digjitale të BE-së dhe implikimet e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe mbahet më 25 dhe 26 qershor në Sofje të Bullagrisë.

Besim Beqaj gjithashtu do të jetë pjesë e pritjes nga Presidenti dhe Kryeministri i Bullgarisë.

Back to top button