Beqiri: PDK vendos për mocionin

Sipas Ismet Beqirit PDK-së i mbetet të vendosë për mocionin e mosbesimit të Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se e dinë fuqinë e votës së opozitës për mocionin e mosbesimit, derisa i mbetet partnerit të koalicionit që të vendos se si do të vendos lidhur me seancën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë.

Ai përmendi edhe marrëveshjen në mes koalicionit, duke thënë se është e specifikuar që nuk do të përkrahin asnjë mocion të opozitës kundër Qeverisë.

Beqiri tha se po vazhdojnë diskutimet me partnerin e koalicionit, por shtoi se nuk e di se cili do të jetë rezultati i diskutimeve. Sipas tij, nuk kanë frikë nga zgjedhjet por duhet të shihet se çka do t’i ofrohet qytetarit me zgjedhje.

Beqiri ka thënë se edhe pse Qeveria Mustafa ka pas pengesa të mëdha, të gjitha vlerësimet janë që Kosova është në zhvillimin më të madh në rajon dhe kjo mund të mos i pëlqej opozitës por edhe dikujt tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button