Berat Rukiqi i bashkohet LDK-së

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ky subjekt politik.
“Berat Rukiqi ka magjistruar në Bruksel mbi Politikat Ekonomike të Bashkimit Evropian; gjersa vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Si udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ai ka artikuluar në vazhdimësi pikëpamje të një ekonomie të lirë e të fuqishme. Ai i njeh mirë të gjitha sfidat e sektorit privat, sikurse dhe njeh mirë domosdoshmërinë e kohës për një ambient që ankoron vendin tonë në stade të reja zhvillimore.”, thuhet në njoftimin e LDK-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?