Berat Rukiqi kërkon votimin e Buxhetit 2021

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kërkon nga deputeët e Kuvendit të Kosovës, që ta votojnë Buxhetin për vitin 2021.

Ai në një konferencë për media tha se nëse nuk ndodh një gjë e tillë do të jetë jetë skenari më i dëmshëm për vendin që nga pas lufta.

“Për shkak se nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe asnjë instrument financiar që mund ta mbajë funksional vendin dhe mund ta mbajë ekonominë në lëvizje. Prandaj është thirrje është apel i komunitetit të biznesit që kjo përbërje e parlamentit në mesin e pak punëve të mira që kanë bërë për ekonominë, së paku ta përmbyllin këtë vit dhe këtë mandate me një vendim të mirë.” u shpreh Rukiqi.

Tutje Berat Rukiqi bëri të ditur se është qëndrim i Odës Ekonimike, që të mos bëhet pjesë e asnjë aktiviteti zgjedhor, gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen së shpejti.

“Nuk do të përfshihemi në asnjë rast në aktivitete zgjedhore, pra nuk do të marr pjesë personalisht si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe nuk do të organizojmë diqka  çoftë drenda OEK apo në ndonjë ambient tjetër në çfarë do forme apo çdo lloj aktiviteti ku ka subjekte dhe kandiat që garojnë në zgjedhje.”, deklaroi Rukiqi.

Ai paraprakisht tha se ka pasur rënie të qarkullimit të bizneseve këtë vit. Megjithatë Rukqi bëri të ditur se qarkullimi në këtë muaj është rritur, konkretisht në javën e fundit, efekt i kësaj sipas tij është ardhja e diasporës dhe tërheqja e 10% të trustit nga qytetarët e Kosovës.

Ai u shpreh optimist se mesi i vitit të ardhshëm do ta sjellë një situatë më normale ekonomike.

Në fund Berat Rukiqi ndau mirënjohe për Bali Baliu për kontributin e dhënë në rriejten e eksportit në Gjermani. Rukiqi tha se e mira e këtij viti është se është shënuar rritje e eksportit në përqindje që nuk ka qenë asnjë herë deri më tani./21Media

Back to top button