Berisha: Basha brenda në PD i rrethuar nga gardistët e Ramës

Berisha thotë se brenda PD-së nuk po mbahet mbledhje por Basha është i rrethuar nga gardistët e Ramës.
“Nuk ka mbledhje. Ku e di ti që ka mbledhje”, i tha gazetarëve. “Basha është i rrethuar nga gardistët e Ramës”, shtoi ai.
Ndërkohë protestuesit kanë hyrë në katin e parë të selisë PD si dhe kanë mbushur oborrin e selisë ku ndodhet dhe Berisha.
Më herët, ishte penguar për të hyrë në seli deputeti Roland Bejko, të cilin akt e dënoi PD.
Kryedemokrati Basha gjendet brenda në seli në një takim me struktura që ka nisur në ora 11:00.

Back to top button