Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Veselit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Veseli, për t’i shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së Kadri Veselit.
Haradinaj u shpreh se humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet në mesin e tyre.
“Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare. Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka thënë Haradinaj.
Më 7 janar në moshën 93-vjeçare, ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Veseli nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të nënës së tij./21Media

Back to top button