Berisha: Buxheti për ushtrinë ende mbetet i vogël

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha sot ka kritikuar Qeverinë Kurti se buxheti për ushtrinë ende mbetet i vogël krahasuar me nevojat që ka.
Për çka ish-ushtaraku, Berisha në seancën ku po shqyrtohet projektbuxheti i 2022-ës ka thënë se Qeveria Kurti nuk mund të krenohet për rritjen e buxhetit në 100 milionë euro për ushtrinë, pasi sipas tij, ky buxhet është i pamjaftueshëm për ngritjen e kapaciteteve bazuar në planin gjithëpërfshirës.
“Rritja e buxhetit e proklamuar nga kjo qeveri është shumë e vogël krahasuar me nevojat që ka forca për ngritjen e kapaciteteve bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit për ngritjen e kësaj force. Faza e parë tani veç po kalon dhe kjo forcës është dashur t’i arrij kapacitetet apo objektivat e vendosura në këtë fazë, qoftë në Komandën e doktrinës dhe stërvitjes apo kapaciteteve për mbështetje ushtarake në fushën e misionit mbrojtja integriteti territorial si dhe në operacionet ndërkombëtare ku kemi trashëgimi individuale, por jo njësi”, ka theksuar ai.
Berisha, po ashtu ka thënë se përkundër premtimit të kryeministrit Kurti për realizimin e projektit të rrugës Podujevë-Prishtinë gjatë vitit 2022, nuk është paraparë me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Me projektbuxhetin 2022 buxheti për ushtrinë është mbi 100 milionë euro, apo 1.3% të Bruto Produktit Vendor.

Back to top button