Zgjedhjet në Dragash, të drejtën për votim përmes postës e kanë ata që janë regjistruar nga 10 korrik-18 gusht

Gjykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura me postë nga jashtë për Komunën e Dragashit të mos njihen. Po ashtu, ka vendosur që diaspora nga kjo komunë të votojë sërish dhe në bazë të atyre votave do të zgjidhet edhe kryetari i ri i komunës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi sot për rtv21.tv ka informuar se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
“Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.”, ka bërë të ditur Elezi.
Pa votat e diasporës, Shaban Shabani i PDK-së kishte 47 vota më shumë, mirëpo, pas numërimit të votave të diasporës, përpara me vota ka dalë Bexhet Xheladini i LDK-së./21Media

Back to top button