Berisha: Gëzim që ia dolëm organizimit të “PriFest”, por të mërzitur se jemi pa Vjosën

Sonte nis festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest”.
Ky edicion i kushtohet ish-drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.
Regjisori Fatos Berisha tha se për këtë edicion ndjenjat janë të përziera.
Berisha tha se i gëzohen faktit se ia dolën organizimit, por të mërzitur se këtë vit “PriFest” mbahet pa Vjosën.
Ai tha se ky edicion dhe secili pas tij, do t’i kushtohen Vjosës përgjithmonë./21Media

Po ashtu, në nderim të Vjosës e Burbuqe Berishës, në “PriFest” do të shfaqen filmi “Cirku flutures” dhe filmi-dokumentar “Besim Sahatçiu – Jeta dhe vepra”./21Media

Back to top button