Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

Në 7 maj është afati kur do të paraqiten kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike. Në udhëzimin e Komisionit të Organizimit të selisë blu përcaktohen tre dokumentet që duhen dorëzuar.
Përballë gazetarëve, Sali Berisha nuk përjashtoi përfshirjen në garë, por po ashtu nuk komentoi as sfidantët e mundshëm.
“Sot u informova për vendimin e Komisionit. Do respektoj afatet e caktuara. E kam thënë që do kandidoj, nuk ka gjë të re. Gara ime nuk bëhet për rivalët por për anëtarët e PD. Unë paraqitem për të kërkuar votën dhe për të fituar besimin e anëtarëv e të PD. Se çfarë vendimi do të marrin të tjerët për të kandiduar apo jo, ajo nuk ka lidhje me mua. Çdo votë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të tregohet para kamerave, transparenca është absolute. Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij, këto kërkojini atje. Me Sali Berishën nuk ka kështu”, ka thënë Berisha./oranews

Back to top button