Berisha: Kurti do të tërhiqet pas një kohe nga ky vendimi për targat

(Lajm i përditësuar)

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të tërhiqet pas një kohe nga vendimi për targat.
“Kurti është joserioz, të gjitha temat i trajton më disa fjali dhe kur vjen implementimi ai nuk arrinë t’i implementojë… Besoj që edhe ai vet do të tërhiqet pas një kohe nga ky vendim, por blenë kohë kështu për të dhënë efekte propagandistike. Kjo Qeveri përveç lojës së fjalëve dhe propagandës nuk ka seriozitet me u marr me tema shtetërore”, tha ai.

Berisha: Kurti është një lojës, një politikan manipulant
Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e zbatimit të vendimit të ri të Qeverisë për targat ilegale, me të cilin serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor. Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Anton Berishës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e luan një lojë për dy arsye.
“Kurti si një lojës, ky është një politikan manipulant dhe lojës, e lun lojën për dy arsye: së pari don të krijojë një temë koti dhe një populizim në të cilin gjoja nuk lëshon pe, dhe në tjetrën anë kjo mund të jetë një paralojë e tij për të bërë lëshime serioze në atë të cilën ai e ka quajtur se zajednica nuk kalon dhe shumë premtime tjera. Kjo është më shqetësuese se procesi i targave”, tha ai për RTV21.

Vendimi për targat, Berisha: Ky është vendim joserioz në një situatë serioze
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha tha se vendimi i Qeverisë për targat është një vendim joserioz në një situatë seriozë.
“Në vend që Qeveria të koncentrohet në përmbajtjen e marrëveshjes që është kërkuar edhe nga partnerët e Kososvës sidomos ShBA dhe BE-ja dhe të punojë në pikat e saj, ajo merret me temat periferike, teknike siç është çështja e targave”, tha ai në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21.

Qeveria e ka pasur 31 tetorin si afat të fundit për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës.
Sipas planit të ri, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë masë qortuese për pronarët e makinave me targa serbe dhe nga 21 nëntori deri më 21 janar do të ketë gjobë. Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa./21Media

Back to top button