Berisha – Kurtit: Në krizë nuk është e ndershme të silleni si diktator

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se me këtë krizë me të cilën po ballafaqohet populli nuk është e ndershme që kryeministri Albin Kurti të sillet si “diktator i komunizmit”.
“Zotëri kryeministër nuk është e ndershme që në krizën që po e përcjell popullin e Kosovës në të gjitha aspektet të silleni si diktator i komunizmit, edhe diktatorët në takimet e tyre ndërkombëtare i lavdëronin të arriturat e vendit të tyre dhe këtë model e përdorin sot vetëm Koreja Veriore dhe Kimi Yong dhe këtë po e bëni edhe ju me propagandë në popull dhe opinionin vendor”, ka thënë ai.
Berisha ka kërkuar nga kryeministri Kurti ta mbyll çështjen me Serbinë, sipas tij, ashtu siç e solli ish-presidenti Hashim Thaçi pavarësinë e Kosovës./21Media

Back to top button