Nga nesër vaksinimi kundër COVID-19 fillon edhe sheshin “Zahir Pajaziti”

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë ka informuar se qytetarët se gjatë ditës së nesërme, në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës do të aktivizohet një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës.
Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë shtesë, të pranishëm do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.
Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet ora 12:30.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 312 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 796 mijë e 305 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 90 mijë e 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button