Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha: Në Angli shkojmë për fitore edhe më të thellë

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës Haris Berisha ishte prej më të dalluarve në fitoren e së mërkurës ndaj Britanisë së Madhe. Berisha i bëri 11 pritje dhe solli siguri në mbrojtjen e dardane që fitoi me rezultat 30:22.

Fokusi është kthyer te ndeshja e dytë, që zhvillohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë. Para udhëtimit drejt Anglisë, Berisha është shprehur shumë optimist për rezultat pozitiv.

“Do të mundohemi të përmirësojmë gabimet e ndeshjes së parë dhe të arrijmë rezultat bindshëm më të mirë. Duam të festojmë së bashku në fund e pastaj të përgatitemi për pjesën finale të kualifikimeve për Euro 2026. Kosova e ka vendin në kualifikimet e rregullta dhe këtë duam ta dëshmojmë”, ka thënë Haris Berisha.

Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian EURO 2026.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button