Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane prezanton programin zgjedhor: Oferta jonë është e pasur

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane në debatin zgjedhor të RTV21 ka shpalosur programin e tyre zgjedhor.

Sipas tij, programi zgjedhor i Partisë Liberale Egjiptiane ka një program që ka të bëjë direkt me jetën dhe përgjegjsit e shtetit në raport me komunitetin egjiptian.

”Ne i kemi problemet e identifikuara në fushatë po mundohemi me i zberthy edhe me tregu se sa e padrejte ka qenë qeverisja nga përfaqësuesit egjiptian. Oferta jonë zgjedhore është e pasur dhe ka të bëjë direkt me jetën dhe përgjegjsit e shtetit në raport me komunitetin egjiptian”, tha Berisha.

Ndër tjera Berisha ka shtuar  gjatë 4 viteve të Qeverisë aktuale ka qenë i neglizhuar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

”Komuniteti egjiptian gjatë këtij mandati që po përfundon kanë qenë të neglizhuar në mas të madhe, nuk ka pasur një zë që është dëgjuar as në Kuvend po as në qeverisje, ministri ka marrë vota nga komuniteti egjiptianka marrë detyrë në Qeverisje, dhe deri tani në kohë të fushatës për të nuk ka ekzistuar komuniteti egjiptian, sepse punët e tija ishin të fokusuar në pjesën verirore. Komuniteti egjiptian kishte shpresë në të”, tha Berisha./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button