Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha paralajmëron protestë kundër Vuçiqit

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi votoi në qendrën pranë ambasadës amerikane ditën e sotme për shkarkimin e Lulzim Bashës ai tha se ditën e hënë do të ketë një protestë të madhe në Tiranë në orën 16:00 kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Po dridhen themelet e narko-shtetit. Është thirrur një protestë me urgjencë, për shkak të një axhendë të pa pritur të Vuçiq në Tiranë për Ballkanin e Hapur që është totalisht një projekt për hegjemoninë serbe në Ballkan dhe vendosjen e Kosovës nën darët e klikave. Kjo është një nismë kundër nismës së Berlin. Ditën e hënë në orë 4 do të jemi të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme. Do të protestojmë kundër vjedhjes së tmerrshme për 8 vite. SPAK-u i partisë ka nxjerrë vetëm aferën me 3 milionë duke dashur që t’i verë kapak 400 milionë. PD nuk ka organizuar asnjë protestë për këtë gjë. Nuk ka protestë para selisë para PD-së, por vendi i grumbullimit të hënën do të jetë oborri i selisë së PD-së jo për protesta, por është vendi për tu nisur. Unë ftoj të gjithë deputetët që të bashkohen dhe të protestë para kryeministrisë”, ka thënë Berisha.
Përplasjet brenda PD-së kanë filluar qysh nga muaji shtator kur kreu aktual i kësaj partie, Lulzim Basha u rreshtua në mbështetje të kërkesave të administratës amerikane për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë. Berisha, i cili ka paditur sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken në një gjykatë në Francë për t’i kontestuar akuzat për korrupsion që përbëjnë bazën e veprimit amerikan për ta shpallur atë person të padëshirueshëm.
Berisha ka vazhduar me akuza ndaj administratës amerikane duke theksuar se nuk do të lejojë që zyrtarët amerikanë të sillen si guvernatorë në Shqipëri.
Në maj, Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan atij dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në siç është thënë korrupsion të gjerë./21Media 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button