Nis Kuvendi Kombetar i thirrur nga Basha
Lulzim Basha është pritur me ovacione në Pallatin e Kongreseve ku pritet të fillojë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga PD.
Kuvendi nisi me himnin kombëtar dhe miratoi ngritjen e komisionit të Kuvendit, i cili do të drejtohet nga Jemin Gjana.
Komisioni
Jemin Gjana, kryetar
Gazment Bardhi, anëtar
Grida Duma, anëtare
Enkelejd Alibeaj, anëtar
Flutura Açka, anëtare.
Kuvendi i sotëm i Partisë Demokratike mbahet një javë pasi ish-kryetari Sali Berisha me ndjekësit mbajtën një tjetër Kuvend, ku deklaruan se kanë shkarkuar kryetarin aktual Lulzim Basha dhe zëvendësit e tij.
Në anën tjetër Berisha ka nisur referendum për shkarkimin e Bashës.
Kjo e shtunë pritet të jetë vendimtare për dy kampet kundërshtare brenda Partisë Demokratike.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?