Berisha përfaqësues i Kosovës në Këshillin e përgjithshëm të OBD-së

Temat e diskutimit kanë të bëjnë me çështje doganore

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha me bashkëpunëtorë është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë në takimin e këshillit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave ku po marrin pjesë 182 shtete anëtare të OBD (Organizata Botërore e Doganave).

Këshilli i përgjithshëm është organi më i lartë të OBD dhe mban takime të rregullta një herë në vit. Temat e diskutuara nga Këshilli kanë të bëjnë me çështje doganore dhe të bashkëpunimit.

Sipas një komunikate për medie në këtë samit çështjet kyçe të diskutimeve janë: Rroli i doganave në ofrimin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, përforcimi i kapaciteteve të doganave në luftimin e shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, lehtësirat tregtare, harmonizimi i sistemeve doganore, bashkëpunimi me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit.

Gjatë takimit të këshillit të përgjithshëm, Berisha ka takuar sekretarin e përgjithshëm të ËCO dhe strukturat tjera udhëheqëse te OBD.

“Gjithashtu gjatë qëndrimit ne Bruksel në ambientet e OBD delegacioni i Kosovës ka pas disa takime bilaterale me Doganat e vendeve të ndryshme. Në ditët në vijim Drejtori i Përgjithshëm do të marr pjesë edhe në konferencën Globale për transit që do të mbahet në Bruksel në kuadër të OBD”, thuhet më tutje në komuniaktë./21Media

Back to top button