Berisha: Rama mohon genocidin serb në Kosovë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”.
Sipas tij, refuzimi i rezolutës së PD-së për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të “Ballkanit të Hapur”.
“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit, Edi Rama, për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove. Mohimi i genocidit është krim i shëmtuar”, ka shkruar Berisha në “Facebook”./21Media

Back to top button