Depp: U ktheva në jetë, doli e vërteta

Aktori Johnny Depp ka fituar gjyqin ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.
Pas gati gjashtë javësh përballje, Gjykata vendosi t’I japë të drejtë Depp-it.
Përmes një postimi në Instagram, Depp u shpreh falënderues ndaj të gjithëve, por nuk la anash as kritikat, për ata të cilët e trajtuan çështjen siç deshën.
“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe besuar në mua, kanë ndryshuar përgjithmonë. Gjithçka sa hap e mbyll sytë. Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse kundër meje nuk u ngritën asnjë akuzë. Tashmë kishte udhëtuar dy herë nëpër botë brenda një nanosekondi dhe kishte impakt sizmik në jetën dhe karrierën time. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën. Vendimi im për të ndjekur këtë çështje, duke ditur fare mirë lartësinë e pengesave ligjore që do të hasja dhe spektaklin e pashmangshëm mbarëbotëror në jetën time, u mor vetëm pas një mendimi të konsiderueshëm. Që në fillim, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga përfundimi. Duke thënë të vërtetën që ua kam borxh fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë”, u shpreh Depp./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)

Back to top button