Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd
“Ballkani i Hapur është nismë antishqiptare”,tha Berisha
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar sërish kryeministrin, Edi Rama, në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur. Berisha u shpreh se Rama po i nënshtrohet presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa Ballkani i Hapur është nismë antishqiptare.