Suharekë : Rasti i largimit nga puna të mësueses me shami (Video)

Avokati Mujaj:Vendim i kundërligjshëm dhe diskriminues, mësuesja të kthehet në vendin e punës
Një mësuese nga fshati Reshan i Suharekës është larguar nga vendi i saj i punës, me vendimin e Drejtorisë së Shkollës “Flamuri i Arbërit” për shkak të mbajtjes së shamisë së kokës. Në vendimin e Drejtorisë së Shkollës thuhet se në mënyrë unanime është vendosur që mësuesja e matematikës të mos lejohet të ushtrojë profesionin e saj për shkak të veshjes fetare që ajo mban. Por, avokati i saj mbrojtës, Muharrem Mujaj, ka thënë se ka bërë kërkesë kthimin e saj në vendin e punës. /21Media

Back to top button