Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha thotë se është për konstituim të Kuvendit, por jo ndryshim të formës së votimit

Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka thënë se do të vazhdoj të votojë kundëedhe për propozimin  për të votuar fshehur.

Sipas tij një kryetar kuvendi duhet ta ketë legjitimitetin publik.

“Në rast se sdo të ndryshoj asgjë, nuk do të ndryshoj as unë asgjë, unë kam votuar kundër edhe vazhdoj me votu kundër një propozimi i cili vjen për tu votuar fshehur edhe unë mendoj që një kryetar kuvendi duhet ta ketë legjitimetin publik, dhe të jetë kryetar i të gjithëve dhe të ketë mbështetje publike”, tha Berisha.

Ai ndër të tjera deklaroi para mediave sot se zgjidhja e fundit mbetet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne kemi dalë me disa propozime, kemi diskutu disa mundësi që na dërgojnë në zgjidhje të këtij problemi, përfundimisht është konsideru që për momentin nuk ka një vullnet politik sepse po te ketë një vullnet politik, ka zgjidhje kjo çështje dhe normalisht zgjidhja e fundit mbetet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha i PLE-së. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button