Berisha: Veprimet e Qeverisë të pa koordinuara po bëjnë që të shtohet numri KFORI-it në urë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha për rtv21 se çdo veprim i Qeverisë në veri të vendit pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare do të çoj në shtimin e trupave të KFOR-it në urën e Ibrit.  Sipas tij, kryeministri Kurti  po bënë veprime elektorale që po i shkaktojnë dëme vendit.

“Veprimet në veri nëse i shohim në kontekstin kushtetues dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare janë të drejta. Por, metodologjia e veprimeve është shumë e gabuar. Sjellja e situatës që Kosova të përplaset me bashkësinë ndërkombëtare të cilët e kanë ndihmuar Kosovën, faktikisht cdo veprim i Qeverisë do të provokojë vendosjen e trupave të KFOR-it në urë. Kryeministri me këto veprime po tregon se edhe çështjen e shtrirjes së legjitimitetit është duke e bërë për arsye elektorale duke acaruar raportet me partnerët e Kosovës” tha Berisha. /RTV21/ 21Media

Back to top button