Vuçiq: Do të shkoja në Mitrovicë dhe në gjithë Kosovën nëse do të më lejonin forcat ndërkombëtare
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fillim të vizitës së tij në Podrinjë, Vuçitha se nesër do ta vizitojë Mitrovicën e Kosovës nëse forcat ndërkombëtare ia lejojnë një gjë të tillë.
“ Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai dhe shtoi se do të shkojë jo vetëm në Mitrovicë por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat Kosovë
Si pozitive ai përmendi shifrat se në fillim të vitit të ri shkollor në Kosovë 1081 nga gjithsej 9700 nxënës të klasës së parë kanë shkuar në shkolla që punojnë sipas sistemit arsimor serb. “Ky nuk është një numër i vogël, duke pasur parasysh situatën që kemi atje”, tha Vuçiq./21Media