Berisha-VV-së: Zhveshja nga rrenat do të ishte kontributi më i madh që do t’i bënit vendit në këtë situatë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës nuk është e hijshme. Ai i’u drejtua deputetëve të pozitës që të reflektojnë, ku sipas tij, “rrenat dhe mashtrimet nuk mund më të mbulohen me flamur kombëtar”.

“Kjo është një lloj metode që e keni praktiku ju për vite me radhë. Kjo situatë ka qenë e pashmangshme sepse janë përballur dy ide të vjetra që kanë mbizotëruar në popullin tonë për vite me radhë”, tha Berisha.

Ai shtoi se do të ketë konflikt gjithmonë këtu derisa sipas tij “ideja e mashtrimit ka me qëndruar në mesin tonë siç ka qëndruar deri më tani”.

“Nuk mundet me kalu kjo situatë e të flasim për ligje. Deputeti Lushtaku e gjuajti kryeministrin me ujë dhe u hodhën disa trima aty demek që ata nuk lejojnë as këtë lloj demonstrimi që këtu ka pas edhe demonstrime edhe më ekstreme, më të dëmshme e më të rrezikshme. Duhet me u diskutu me koka të ftohta, dhe duhet me gjetë mirëkuptim si parlament me punu”, tha ai./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button