Berishaj mohon akuzat për përfshirje në skandalin financiar në Slloveni

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob.
Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar.
“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterve kryesorë politikë, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet TV lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë”, ka shkruar Berishaj në Facebook.
Ai tutje ka thënë se edhe duhet ta mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën. “Përndryshe shpifjet bëhen normale”.
Martin Berishaj është emëruar ambasadori i Kosovës në Kroaci në vitin 2021./21Media

Back to top button