Bërnabiq e quan von Cramonin “eksperte për gjithçka”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka reaguar raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Bërnabiq e ka quajtur atë “eksperte për gjithçka”.
Von Cramon ka bërë thirrje që të kthehet paqja dhe stabiliteti në veri të Kosovës, ndërsa i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj EULEX-it dhe paralajmërimet të Serbisë me kthim të ushtrisë në Kosovë.
“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaqërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer Bërnabiqit.
“Më në fund, njoftimi i shumëpritur i Sekretares së Përgjithshme false të Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, që ka marrë edhe rolin e komandantit të KFOR-it, dhe një eksperte e përgjithshme në të gjitha çështjet – nga litiumi deri në EuroPride, dhe po ashtu mbrojtëse kryesore e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (duke përjashtuar serbët nga këtu)”, ka shkruar Bërnabiq./21Media

Back to top button