Bërnabiq thotë se në Këshill të Sigurimit do të tregojë se si jetojnë serbët në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në fjalimin e saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së sonte ka thënë se do t’ia “paraqesë botës se si jeton populli serb në Kosovë”.

“Nuk është e lehtë të kesh shans për t’ia paraqitur botës se si jeton populli serb në Kosovë dhe M. dhe këto nuk janë kushte në të cilat dikush duhet të jetojë – kushte të terrorit sistematik, poshtërimit, torturës – dhe se nga ta pritet që të pranojnë këtë apo të largohen, apo t’i provokojnë që të bëjnë rezistencë të dhunshme, gjë që do ta dënojmë, por mund ta kuptojmë, sepse nëse dikush qëllon mbi fëmijën tuaj dhe nesër lirohet, atëherë fëmija do t’ju pyes pse”, tha Bërnabiq, transmeton “Tanjug”.

Show More
Back to top button