Bërnabiq u bën ftesë ndërkombëtarëve: Ndaleni Kurtin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë teksa Policia dhe Dogana e Kosovës njoftuan se po zhvillojnë aksion kundër kontrabandës në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.
“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq përmes një komunikate për media.
Aksion i Policisë, që është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.
Gjatë këtij aksioni është tensionuar situtata ku ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë
Ekipi i RTV21 nga vendi i ngjarjes raporton se tani situata është e qetë, por banorët lokalë serbë me mjete të rënda kanë bllokuar rrugën. Po ashtu ka informacione se ka pasur sulme edhe ndaj gazetarëve kosovarë të cilët kanë shkuar për ta përcjellur situatën./21Media

Back to top button