Bernard Berisha pranon çmimin “Nderi i qytetit” në Pejë

 
Mesfushori i Kosovës Bernard Berisha ka pranuar sot një çmim nga Komuna e Pejës.
Ai është nderuar me çmimin “Nderi i qytetit” nga kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri.
“Jam tepër i nderuar që sot për nderë të 22 vjetorit të Çlirimit të qytetit Pejës e mora titullin ‘NDERI I QYTETIT’, me këtë rast i falenderojë Kryetarin Gazmend Muhaxheri, Kryesuesin Islam Husaj dhe të gjithë asambleistët qe ma ndan këtë titull. Do ta mbajë me krenari”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai tutje ka thënë se pa luftën e shenjt të UÇK-së, dhe pa gjakun e derdhur të dëshmorëve tonë nuk do ta gëzonim as këtë përvjetor të çlirimit./21Media

Back to top button