Ronela Hajati dhe Vig Poppa vijnë me këngën “Alo”

1 min read

 

Këngëtarja Ronela Hajati të dielën do të publikojë këngën e katërt të albumit të saj “Rron”.

“Alo” titullohet kënga e re nga Ronela dhe është bashkëpunim me reperin Vig Poppa.

“20 qershor- do të lansohet kënga e katër nga albumi Rron. Vig Poppa shumë kënaqësi të punosh me ty. Cekic Beatz besoj që bëmë një punë të mirë”, ka shkruar Ronela krahas fotografisë ku shihet me Vig Poppën, teksa ka etiketuar bashkëpunëtorët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Projekti i fundit muzikor i Ronela Hajatit është “Aventura”. E publikuar më 20 maj deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube.

Ndëra projekti i fundit muzikor nga Vig Poppa është bashkëpunimi me Dj Geek. Kënga titullohet “Futja Kepën”./21Media