Bërnjaku hapet për qarkullim

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, kurse ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.

Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, ka thënë Elshani.

Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator ku mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku./21Media

Show More
Back to top button