Berry, e vetmja femër me ngjyrë që ka fituar çmim Oscar për aktoren më të mirë

Halle Berry nuk e ka besuar se do ta fitonte çmimion Oscar për aktoren më të mirë në vitin 2002 për interpretimin e saj në “Monstes’s Bell”.
Tani, nuk e beson dot se ajo është ende e vetmja grua me ngjyrë që ka fituar Oscarin për aktoren më të mirë.
“Nuk e hapi derën. Fakti që nuk ka njeri që qëndron pranë meje është zemërthyese”, ka thën Berry.
Dy burra me ngjyrë kanë fituar çmimin Oscar për aktorin më të mirë që nga ajo kohë.
Berry shtoi se mungesa e një fitoreje tjetër nga një grua me ngjyrë në kategorinë e aktores më të mirë, nuk e zvogëlon punën e madhe që është bërë dhe po bëhet nga aktorët me ngjyrë.
Ndryshe, nuk ka asnjë femër me ngjyrë të nominuar në kategorinë e aktores më të mirë.
Edicioni i 94-të i çmimeve Oscar 2022 do të transmetohet të dielën në ABC./21Media

Back to top button