Bersha thotë se sot është ditë historike për lirinë e PD-së e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi votoi në qendrën pranë ambasadës amerikane ditën e sotme për shkarkimin e Lulzim Bashës ai u deklarua për media.
Ai tha se kjo është një ditë historike për lirinë dhe shpresën e PD-së, shoqërisë shqiptare në tërësi, ku anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bashën.
“Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie për të shkarkuar peng-kryetarin, atë që do të futet në analet e historisë politike të Shqipërisë si Lulzim Brava. Ky është referendumi i parë që thërrasin demokratët për një vendim historik. Ky është një referendum. Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Sali Berishën. Amerika është një vend që unë admiroj. Po të marrësh nga një aspekt tjetër, nga ky bar i vogël i dërgohet një mesazh forcave konservatore ne Evropë dhe SHBA se anëtarësia ka vendosur me votë të lirë kundër një kryetari të marrë peng. Lulzim Basha thërret anti-kuvende, ndërsa po dridhen themelet e narko-shtetit”, tha Berisha.
Përplasjet brenda PD-së kanë filluar qysh nga muaji shtator kur kreu aktual i kësaj partie, Lulzim Basha u rreshtua në mbështetje të kërkesave të administratës amerikane për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë. Berisha, i cili ka paditur sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken në një gjykatë në Francë për t’i kontestuar akuzat për korrupsion që përbëjnë bazën e veprimit amerikan për ta shpallur atë person të padëshirueshëm.
Berisha ka vazhduar me akuza ndaj administratës amerikane duke theksuar se nuk do të lejojë që zyrtarët amerikanë të sillen si guvernatorë në Shqipëri.
Në maj, Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan atij dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në siç është thënë korrupsion të gjerë./21Media

Back to top button