Vetëplagosje në Vushtrri, viktima dërgohet në QKUK

Një person është vetëplagosur aksidentalisht në fshatin Stanovc të Poshtëm në Vushtrri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole, dy karikatorë dhe një fishek. I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin i cilësuar si “armbajtje pa leje dhe përdorim i armës” është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button