Besa Famgas fiton bindshëm ndaj Rahovecit

Klubi i hendbollit, Besa Famgas nuk po ndalet me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.
Kësaj radhe, Besa Famgas e mposhti bindshëm KH Rahovecin me nëntë gola epërsi, respektivisht 34:25.
Të dy skuadrat ishin të barabarta në minutat e para, por Besa e filloi shkëputjen në epërsi pas minutës së 20’, ndërsa e mbajti epërsinë e lartë deri në fundin e ndeshjes.
Më i dalluari i ndeshjes ishte Jon Vokshi i Besës me shtatë gola, ndërsa nga gjashtë sosh i regjistruan Egzon Gjuka dhe Amar Korkariq.
Ndërkaq, më të mirë te Rahoveci ishin Marley Wallace me gjashtë gola dhe Alban Haziri me katër sosh.
Me këtë fitore Besa e përforcon më shumë vendin e parë, kurse Rahoveci duhet ta vazhdojë luftën për kualifikim në “Play-off”.
Rezultati final i ndeshjes, 34:25 në favor të KH Besa Famgas.