Ngjarjet e datës 26 mars
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, ora 08:00)
Komuna e Suharekës bën homazhe në nderim të gjithë martirëve të kësaj komune. (Obelisku i martirëve, përballë komunës, ora 10:00)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëndega në Samadrexhë të Suharekës, për nder të 24 vjetorit të rënies së 15 dëshmorëve dhe 26 martirëve të fshatit, organizojnë homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Ora 10:00)
Komuna e Suharekës vendos kurora lulesh te Qendra Memoriale, ku ka ndodhur masakra e Berishëve. (Ora 10:15)
Komuna e Suharekës bën homazhe te memoriali i varrezave të Berishëve. (Ora 10:30)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Ora 11:00)
Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Ora 11:00)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëndega në Samadrexhë të Suharekës, për nder të 24 vjetorit të rënies së 15 dëshmorëve dhe 26 martirëve të fshatit, organizojnë homazhe në vendet e rënjës së dëshmorëve. (Ora 11:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selinë qendrore e AAK-së, ora 12:00)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëndega në Samadrexhë të Suharekës, për nder të 24 vjetorit të rënies së 15 dëshmorëve dhe 26 martirëve të fshatit, organizojnë manifestimin qendror. (Ora 13:00)