Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, njoftoi zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook nga vet Shahini e cila theksoi nevojën për një ndryshim në zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës.

“Prishtina është sot një qytet i mbingarkuar me beton, i papastër dhe jo miqësor për fëmijët dhe familjet. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Është koha për një vizion të ri që përqendrohet në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Shahini, duke ftuar qytetarët që të bashkohen me iniciativën e saj për ndryshim.

Me këtë kandidaturë, Besa Shahini tha se synon të sjellë energji të re dhe ide inovative për përmirësimin e infrastrukturës, menaxhimin e mbeturinave, hapësirat publike dhe rritjen e cilësisë së jetesës në Prishtinë.

Back to top button