Caktimi i datës për zgjedhjet lokale, Osmani nesër takohet me subjektet politike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi këshilltari për media i Osmani, Bekim Kupina.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.”, tha Kupina./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?