Besarta Jashari: I kam të freskëta kujtimet e 22 janarit të 98-ës
22 Janar 2021
Vajza e heroit të UÇK-Së, Hamëz Jasharit, Besarta, sot në 23 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari u shpreh se ende i ka të freskëta kujtmet e asaj dite.
“Sot, bashkë me vëllaun Bekimin, Hamëzen e ri bëmë homazhe tek më të dashurit tonë, në 23 vjetorin e betejes së familjes sime kundër pushtuesit serb. Ende i kam të fresketa kujtimet nga ajo ditë ku baba Shaban, babushi Hamëza dhe djemtë e familjes luftonin pa u ndalur deri sa arritën të zbrapsin agresorin serb.”, u shpreh ajo përmes facebook-ut.
Besarta Jashari shtoi se sot është e lumtur që pranë ka vëllain, Bekimin, ” me të cilin edhe sot falënderojmë të gjithë kombin tonë për kujtimin dhe nderimin e kesaj beteje dhe në përgjithësi për respektin e treguar ndaj familjës sonë”.