Gani Dreshaj largohet nga gara për deputet

 

Gani Dreshaj u shpreh sot se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet nga radhët e AAK-së.

Ish-deputeti dhe zëvëndësministri në detyrë i Punëve të Jashtme deklaroi se se shpreh  keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit e institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Terë jetën dhe veprimtarinë time e kam projektuar në ndërtimin e mekanizmave të zbatimit te ligjit dhe në tërësi, shtetit. Unë si prind, familjarë dhe bashkatdhetar i rritur në sistem demokratik, ku ligji është atdhe, bëj thirrje edhe tek deputetët tjerë që të hapin rrugë dhe të mbështesim mekanizmat e zbatimit te ligjit, në vendimet e tyre edhe në qoftë se vendimet nuk janë të drejta.”, shrkoi Dreshaj.

Sipas tij, ligji duhet të vlejë për të gjithë njëjtë.

“Për të njëjtën vepër unë largohem, ndërsa kolegët tjerë kanë gjetë mënyra për te qenë ende ne lista, gjë e cila tregon se sa joserioz e i ndikuar është ky sistem. Unë si deputet i zgjedhur dhe Zv. Ministër i Punëve te Jashtme, do të mbështes presidentin ne ardhje, z.Ramush Haradinaj, për të bërë reforma dhe ndërtuar një shtet demokratik, në koordinim me partnerin tonë strategjik në Evropë, Gjermaninë, dhe partnerin tonë strategjik në botë, Amerikën. Nëse nuk do të jemi ne krah me partnerët tanë strategjik dhe nëse nuk fillojmë të mendojmë qe shteti është në rend të parë do të kemi pasoja te pariparueshme, për të cilat Serbia është duke investuar.”, deklaroi Dreshaj përmes facebook-ut./21Media

Back to top button