3 ndeshje shkojnë në vazhdime, Celta Vigo siguron gjysmëfinalen

Me rezultat 2:1 përfundon ndeshja mes Lyonit dhe Besiktasit

Skuadra e njohur turke Besiktas ka pritur në Stamboll në ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Evropës skuadrën e Lyon-it.

Me rezultat 2:1 skuadra e Besiktasi ka fituar kundër skuadrës së Lyon-it me dy gola të shënuara nga Anderson Talisca. Goli i parë u shënua në pjesën e parë në minutën e 21-të ndërsa në pjesën e dytë u shënua goli tjetër në minutën e 58-të, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që ndonjëra nga skuadrat të shkojë në gjysmëfinale pasi që rezultati i përgjithshëm është  3-3 dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Manchester United – Anderlecht barazuan 1 me 1 në kohën e rregullt, sikurse në takimin e parë. Rezultat të njëjtë si në takimet e para, pas 90 minutash lojë, dhanë edhe ndeshjet Beshiktash – Lyon 2 me 1, dhe Schalke – Ajax 2 me 0 të cila po ashtu kanë shkuar në vazhdime.

Gjysmëfinalen deri tani e ka siguruar Celta Vigo  që barazoi si mysafir me Genkin 1 me 1, për të shkuar tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3./21Media

Back to top button
close button