Besim Kelmendi zgjedhet Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka zgjedhur Besim Kelmendin Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.
Zgjedhja e Kelmendit u bë sot gjatë takimit të këshillit me dhjetë (10) vota për.
Anëtarja e KPK-së, Bedrie Alshiqi, propozoi që për Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, të vazhdojë Kryeprokurori aktual,
Aleksandër Lumezi, mirëpo këtë propozim i njëjti e refuzoi duke i hapur mundësinë që të propozohet një prokuror tjetër.
Pas kësaj, anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli, propozoi për Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, që të caktohet prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, ka përfunduar mandatin prej shtatë (7) vjetësh./21Media

Back to top button