Lajçak deklarohet pas takimit për targat

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka folur pas takimit të sotëm me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Lajçak ka thënë se takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë.
“Ne kemi një agjendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.
Me ndërmjetësimin e BE-së, me 30 shtator Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat. Por grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së kanë afat deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje finale./21Media

Back to top button