Besnik Bislimi deklaron pasurinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Bislimi ka deklaruar se ka në pronësi tri banesa, njëra në vlerë 120 mijë euro, 20 mijë euro dhe 137.30 euro.

Gjithashtu, Bislimi ka deklaruar se posedon veturë të tipit Nisan në vlerë 19 mijë euro të blerë në vitin 2019.
Para të ruajtura në bankë i ka deklaruar 9 mijë euro.

Bislimi ka deklaruar se nga pozita në Qeveri pagë vjetore merr 22 mijë e 280 euro, dhe meditje nga udhëtimet 4 mijë e 682 euro. Ai ka deklaruar se merr pagë vjetore nga Universiteti Amerikan në Kosovë në vlerë 23 mijë e 626 euro.

Ndërsa ka shtuar se ka edhe një kredi për të shlyer në vlerë 68 mijë euro të cilën ka për ta shlyer edhe 62 mijë e 813 euro.

Back to top button