Beteja e fundit në Luhansk mund të jetë pikë kthese për fatin e Donbasit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se beteja e ashpër në Sievierodonetsk mund të jetë faktori vendimtar në fatin e rajonit të Donbasit të Ukrainës
Zelenskyy në fjalimin e tij luftën e mundimshme për qytetin e quajti ”epiqendra e betejës për Donbasin e madh”.
”Në shumë mënyra, aty po vendoset fati i Donbasit tonë”, tha ai.
Forcat ruse kanë goditur qytetin dhe të dyja palët kanë zhvilluar beteja, shkruan sky news.
Sievierodonetsk, i cili u bë kryeqyteti administrativ i rajonit të Luhanskut pasi ai origjinal u pushtua nga separatistët në vitin 2014, është xhepi i fundit i rajonit që Rusia nuk e ka marrë ende kontrollin.
Analistët kanë sugjeruar se përparimi i ngadaltë i Rusisë në Donbas mund të hapë përfundimisht mundësinë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës./21Media

Back to top button