Kaloni te përmbajtja kryesore

Vizita e Scholz, disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht

Me rastin e vizitës së Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, në Kosovë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, thuhet në njoftim.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të qëndrojë paraditen e sotme në Prishtinë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti (ora 10:45), si dhe së bashku do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media. Kancelari pritet të takojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button